Zyrtari për media në PSD Shkodran Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të T7 Mirlind Behlulit, dhe kameramanit Raif Selimi nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Hoti është shprehur se një sulm i tillë është i papranueshëm.

“Sulmi i truprojave të Kadri Veselit ndaj Mirlind Behlulit është i papranueshëm dhe mesazhi më i rrezikshëm jo vetëm ndaj një mediumi – në këtë rast T7 – por ndaj gjithë gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Nuk mund të synojmë si shtet ndërtimin e demokracisë derisa krerët e shtetit tentojnë të ua mbyllin gojën gazetarëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

loading…