Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviqi u sulmua mëngjesin e së mërkurës në një restorant në Prishtinë, nga Milan Kostiq që më herët mbante pozitën e këshilltarit të ish-ministrit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo.
Me këtë rast policia bëri të ditur se dy persona janë shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave” thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia njofton se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera./Ballkani.info







