Sulmi kibernetik zbulon pikët në sportin e golfit të presidentit Trump

Llogaria e presidentit amerikan Donald Trump në Federatën e Golfit të SHBA’së është sulmuar nga hakerët, në atë që po shihet si një përpjekje për të e bërë presidentin të duket si një golfist shumë i dobët.

Rezultatet prej 101, 1001 108 dhe 102 që mendohet se janë të Trump janë postuar online. Në golf një rezultat më i vogël do të thotë që lojtari është më i mirë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet që vijnë për rezultatet e Trump. Duket që dikush ka postuar lajmet në emrin tonë” thotë Craig Annis, drejtori menaxhues i komunikimeve për Federatën e Golfit.

Federata ka larguar rezultatet dhe tha që është duke hetuar se si kanë dalë ato online.

Trump ka luajtur Golf ditën e shtunë. Presidenti njihet si entuziast i sportit të golfit. Në vitin 2015 ai kishte deklaruar se shumë pak persona mund të e mposhtin atë në këtë sport.