Izraeli

Sulmi i Iranit, Izraeli: Dëmtime të vogla në infrastrukturën e bazës ajrore Nevatim

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se një “numër shumë i vogël” raketash balistike që depërtuan në kufirin e Izraelit ranë në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor, raporton The Guardian.

Raportohet se ka pasur “dëmtime të vogla në infrastrukturë”.

Zëdhënësi tha se baza ishte ende funksionale dhe postoi një video të një avioni luftarak që u ul në pistën e saj. The Guardian nuk ishte në gjendje të verifikonte videon.

“Irani mendoi se do të paralizonte punën e bazës ajrore dhe do të dëmtonte aftësitë tona ajrore, por dështoi, pasi avionët luftarakë vazhdojnë të ulen dhe të ngrihen brenda bazës ajrore dhe të nisen për misione mbrojtëse dhe sulmuese, përfshirë avionët stealth F-35.”