Sulmi ajror në Siri shpërfytyroi 3 vjeçarin (VIDEO)

Xhouma dhe familja e tij ishin duke ikur nga shtëpia e tyre në Siri në vitin 2018 kur një sulm ajror goditi autobusin ku ndodheshin.

Fytyra e djalit të vogël u lëndua rëndë dhe ai mbeti plotësisht i verbër. Ai ishte tre vjeç në atë kohë. Familja tani po jeton në Libanin fqinj dhe i lejoi Eloise Alanna, gazetaren e BBC-së që t’i filmonte ata në shtëpinë e tyre të përkohshme.

“Ajo që më goditi shumë nuk ishin vetëm shenjat fizike, por gjithashtu efektet e thella traumatike dhe psikologjike të eksperiencës së tyre. Babai ka filluar të harrojë gjëra, ata thonë se është e vështirë të flejë gjatë natës. Kjo traumë psikologjike do mbetet me ta për të gjithë jetën”, tregoi gazetarja Eloise Alanna. Kujdes! Pamjet janë të rënda.

loading…