Ish- deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar për deklaratat kundër kryetares së Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Deliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sulmet ndaj një zonje, që udhëheq institucionin qe vetëm administron zgjedhjet, janë tregues i frikshëm që Kosova mund të rrëshqasë drejt autoritarizmit, shkruan Ballkani.info.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe që më 14 shkurt “shkurt të mos bien pre e atyre që po na shfaqen se ‘janë mbi ligjin’”.

Postimi i plotë:

Ata që kultivuan ndër vite dhunën fizike e terrorizuese ndaj institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe ndaj kujtdo që përfaqësonin këto institucione, tani po krijojnë ‘armiq fantom’ të Partisë– si rasti i fundit me znj.Valdete Daka.

Sulmet denigruese ndaj një zonje, që udhëheq institucionin qe vetëm administron zgjedhjet, janë tregues i frikshëm që Kosova mund të rrëshqasë drejt autoritarizmit.

Qytetarët duhet të kenë kujdes, që më 14 shkurt të mos bien pre e atyre që po na shfaqen se ‘janë mbi ligjin’