Dy persona kanë mbetur nën rrënoja pas një sulmi me dron në Kiev këtë mëngjes, ndërsa 18 persona janë shpëtuar, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, shkruan skynews.
“Një ndërtesë është dëmtuar, si rezultat i një sulmi me dron kamikaze në lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit. Aktualisht nga godina janë shpëtuar 18 persona.
Sipas informacioneve paraprake dy banorë mbeten nën rrënoja. Ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.
Ende nuk ka informacione për viktima,” tha Klitschko./abcnews.al







