Sulmi ajror i Rusisë ka goditur infrastrukturën energjetike afër Kyivit. Kjo ka shkaktuar ndërprerjen e ujit të pijshëm për 80 për qind të vendbanimeve në kryeqytetin ukrainas, kanë thënë nga ujësjellësi i Kyivit.

Siç raporton “The Kyiv Independent”, po provohet që të rregullohet sistemi për ta kthyer furnizimin me ujë në qytet.

Kryetari i Kyivit, Vitali Klitschko, u ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit të furnizohet me ujë nga pompat e qytetit, ose marketet.

Rusia sulmoi Kyivin në orët e para të mëngjesit.

I njëjti medium raporton se Ukraina i ka ndaluar 44 nga 50 raketat që Rusia i hodhi në drejtim të shtetit ukrainas më 31 tetor.