Sulme masive ruse mbi Kharkiv, publikohen pamje të frikshme

Sulme të shumta ruse kanë janë raportuar mbi qytetin e Kharkiv, gjatë gjithë ditës, ndërsa nuk janë ndalur as në orët e vona të natës.

Në pamjet e fundit të publikuara nga mediat lokale ukrainase, Kharkiv duket që është bombarduar pothuajse tërësisht nga artileria ruse.

Përveç komplekseve ushtarake, ruset po bombardojnë edhe apartamentet e civilëve duke lënë pas  shumë të vrarë.

Kharkiv, mometalisht është fronti më i madh i luftimeve ndërmjet palëve, ku vazhdimisht ka pasur bombardime në edhe ndaj civile, duke mos u kursyer as raketë e rrezikshme Smerch MLRS.

Ndërsa, sipas përditësimit më të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, thuhet se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv e Mariupol.

Por po sipas raporteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, nëse Rusia do të përparojë, do të përballet me rezistencë të fortë e për pasojë edhe me humbje të mëdha.