Sulm tjetër në Francë, plagoset një prift ortodoks në Lyon

Një prift ortodoks ka mbetur i lënduar nga të shtëna në qytetin francez, Lyon.

Prifti është qëlluar dy herë rreth orës 4 pas dite sipas orës lokale, derisa ishte duke e mbyllur kishën. Ai është duke u trajtuar për lëndime serioze për jetë, ka thënë një burim i Reutersit.