Sulm pranë ish – zyrave të “Charlie Hebdo”-s, raportohet për të plagosur

Pranë ish-zyrave të gazetës satirike “Charlie Hebdo”,  katër persona kanë mbetur të plagosur  gjatë një sulmi me thikë.

Sipas informacioneve të policisë të raportuara nga mediat e huaja  thuhet se i dyshuari që mendohet të ketë plagosur katër personat me thikë është arrestuar.

Midis të plagosurve ndodhen një grua edhe dy punonjës të agjencisë së lajmeve Premiere Ligne.

Një zyrtar i policisë së Parisit tha se ndërsa autoritetet fillimisht menduan se dy sulmues ishin të përfshirë, ata tani besojnë se ishte vetëm një person, i cili u arrestua pranë sheshit “Bastille” në Parisin Lindor.

Motivi i sulmit është ende i  paqartë dhe nuk dihet nëse ky akti është i lidhur me “Charlie Hebdo”-në, i cili zhvendosi aktivitetet e tij nga zona pasi ekstremistët islamikë sulmuan redaksinë  më 2015, duke vrarë 12 persona.

Kryeministri francez, Jean Castex, konfirmoi se katër persona mbetën të plagosur, ndërsa ndërpreu një vizitë që ai po bënte në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit.

Dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike.