Sulm në burgun e Dubravës, të burgosurit përleshen mes vete

Të premten ka ndodhur një sulm me thikë në burgun e Dubravës, ku një i burgosur ka sulmuar një tjetër.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:15, ku i burgosuri B.T, ka sulmuar me mjet të mprehtë të burgosurin tjetër, B.A., transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur t’i shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A”, thuhet në njoftimin e Sherbimit Korrektues të Kosovës.

Për të hetuar tutje rrethanat e ngjarjes është formuar edhe komision hetimor.

“Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosoves, të cilët janë duke u marr me rastin, rast të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disilpinore”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë SHKK-së:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se dje rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i burgosur B.T ka sulmuar me një mjetë të mprehët të burgosurin B.A.

Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur ti shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët janë duke u marr me rastin, rast të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.