Sulm me thikë në një lokal në Shterpcë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje, pasi i njëjti kishte sulmuar me thikë një person tjetër në një lolkal në në fshatin Drajkovc të Shterpcës, mbrëmë në orën 23:00.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan Ballkani.info.

Ndrërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Komunikata e Policisë:

TENTIM VRASJE
Fsh. Drajkovc, Shterpcë 17.08.2019-23:00. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht duke e therrë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje./Ballkani.info/

loading…