Sulm me thikë në Hagë, disa të lënduar

Disa persona janë lënduar në një sulm me thikë në Hagë.

Lajmin e bën të ditur BBC, teksa thirret në burime të policisë.

Sulmi ka ndodhur në një rrugë në qendër të qytetit.

Policia ka konfirmuar se aty tashmë janë vendosur shërbimet e emërgjencës.

Në një mesazh të ndarë, policia e Hagës ka njoftuar se është në kërkim të një burri të moshës midis 45-50 vjeç, të cilin e përshkroi me një shprehje holandeze që nënkupton personat me prejardhje nga Afrika Veriore, përcjell Koha.net. Policia ka njoftuar se i kërkuari bart një shall dhe ka të veshur pantallona të hirta.