Sulm me thikë në Francë, dy të vdekur e katër të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe së paku katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në pjesën juglindore të Francës.

Kryetari i qytezës Romans-sur-Isere tha se njerëzit ishin duke pritur në radhë para një dyqani kur u sulmuan nga një person.

Raportohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike.

Policia franceze njoftoi se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar. Nuk dihet ende motivi i sulmit.

Thuhet se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” para se t’i therte viktimat, raporton “Daily Mail”.