Sulm me raketa pranë Ambasadës së SHBA’së në Irak

Të paktën dy raketa kanë rënë afër ambasadës amerikane në Bagdad, raporton AFP duke iu referuar dëshmitarëve.

Mediat lokale raportojnë se u dëgjuan më shumë shpërthime brenda Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Ambasada e SHBA-së.

Sulmi më i ri, i cili ende nuk dihet se nga kush është kryer, vjen pasi që Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për të dëbuar përgjithmonë trupat amerikane nga vendi.

SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht këshilltarë./Ballkani.info/