Sulm me fishekzjarrë në stacionin policor në Paris

Dyzet persona të paidentifikuar, të armatosur me shufra dhe mjete piroteknike, janë përpjekur që të futen në një stacion policie në periferi të Parisit.

Policia e cilësoi rastin si “sulm i dhunshëm me mjete piroteknike”, por ka njoftuar se askush nuk është lënduar me këtë rast. Kryetarja rajonale e Parisit e dënoi ashpër sulmin, duke e përshkruar si akt me “skena lufte”, ndërsa shtoi se veprimet e tilla janë të patolerueshme.

Duke folur për mediat franceze, Valleri Pecres bëri të ditur se motivi i sulmit është i panjohur dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Stacioni i sulmuar policor ndodhet në një zonë të njohur për trafikimin e narkotikëve dhe cilësohet nga autoritetet si një lagje prioritare për rikthimin e rendit dhe ligjit.