Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore, tha policia suedeze.
Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.
Policia thotë se nuk dihet saktë sa është niveli i lëndimeve.
Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.







