Sulm me armë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një serb

Policia e Kosovës në pasditen e djeshme ka arrestuar një serb i cili kishte shtënë me pushkë ajrore në drejtim të një femre e komuniteti boshnjak.

Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa pushka është konfiskuar nga policia, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.