Sulm i ulët i Kurtit ndaj gjyqtarët të Kushtetueses: Admirues të vendimeve të Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku vendosi pro dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër i Kosovës.

Kurti ka shkruar në Facebook se vendimi i djeshëm nga Gjykata Kushtetuese tregon rreshtimin e tyre me kapsit e shtetit dhe zhvlerësoi veten.

Por, në reagimin e tij Kurti është marrë edhe me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku i ka bërë një sulm të ulët dhe ka akuzuar se në shprehjet e tyre për admirim ndaj vendimeve të presidentit Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

“Formulimet e llojit “… Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”, apo, “E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj” përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se asgjë s’ka mbaruar dhe se beteja e tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon, për të gjitha hapat e mëtutjeshëm ndaj këtij vendimi të papranueshëm e të padrejtë ai do t’i njofton aktivistëve të vet me kohë.

Kujtojmë se sulmi i Kurtit ndaj institucioneve të drejtësisë nuk është i pari, ai i ka quajtur edhe më herët se janë pjesë të bandave që kanë kapur shtetin.