Sulm i armatosur në Gjilan, dyshohet se cak ishin truprojat e reperit Fero

Një sulm i armatosur ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

Rasti ka ndodhur në  lagjen “Dardania” të këtij qyteti ndërsa në këtë rast janë përfshirë disa persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi ka deklaruar se ky sulm ka ndodhur për motive të ultëta dhe banale.

“Policia ka arrestuar gjashtë persona lidhur me këtë rast i cili ka ndodhur për motive të ulëta e banale”, ka thënë Azizi për Gazetën Sinjali.

Raportohet se në këtë sulm kanë qenë të përfshirë truprojat e reperit Fero. Dyshohet se personi i ashtuquajtur Lila ka shtënë në drejtim të  vëllezërve Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, të cilët kujdesen për sigurinë personale të reperit kosovar.