‘Sulltaneshën Hurem’: Lutemi për Turqinë këto ditë, ju lutem mbështetni nga kudo me çfarë të mundeni

Turqia dhe Siria janë goditur këto ditë nga një tërmet i fuqishëm i cili ka shkaktuar një numër të madh viktimash.

Lidhur me ngjarjen famëkeqe janë mobilizuar njerëz nga mbarë bota, duke shprehur ngushëllime për humbjet e mëdha dhe duke ofruar ndihmat e tyre.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe aktorja e mirënjohur turko-gjermane, Meryem Uzerli.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihet një shirit i zi.

“Lutemi për Turqinë dhe të gjithë të përfshirë në këtë tragjedi të madhe, ju lutem mbështetni nga ku të mundeni me çfarëdo që keni… në ato ditë dhe gjithmonë gjëja më e rëndësishme është që ne si qenie njerëzore të mbështesim njëri-tjetrin”, ka shkruar Uzerli në Instagram.

Meryem përndryshe është një nga aktoret më të njohura me origjinë turke.

Ajo fitoi veçanërisht famë kur luajti rolin e Sulltaneshës Hurem (gruaja e ligjshme e Sulltanit Sulejman) në serialin e shumë shikuar turk, “Magnificent Century (Shekulli Madhështor)”.