Suksesi i radhës së Dua Lipës Këngëtarja do të bëhet pjesë e filmit të njohur

Thashethemet për përfshirjen e saj në filmin e fundit të Daniel Craig kanë qarkulluar prej kohësh.

Tashmë raportohet se Dua Lipa do të regjistrojë klipin e kolonës zanore për James Bond këtë verë.

Sipas “Express”, videoklipi do të filmohet në qytetin prej guri të Italisë,Matera, ku do të zhvillohet edhe finalja e “Bond 25”.

Ende nuk ka nisur xhirimet, por në një konferencë për mediat u bë me dije titulli i filmit dhe kasti.

“Videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet mes fundit të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, mes dy vendndodhjeve Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci”, thuhej në deklaratën për mediat.

Sipas burimeve, Lipa ka thënë:

“Do të doja ta bëja, por nuk kam nisur të regjistroj këngën… deri më tani”.

Produksioni mësohet të ketë thënë se, Lipa do të qëndrojë në Savelletri, në Valle d’Itria dhe pastaj do të transferohet në provincën e Matera-s, fillimisht brenda një vendpushimi turistik bregdetar në Marina di Pisticci dhe pastaj në Sassi të Matera.

Kështu këngëtarja i bashkohet kastit të këngëtarëve të njohur që kanë realizuar kolonën zanore të këtij filmi si Adele, Jack White dhe Chris Cornell.