Video

Suksesi drejt KiE-së përqafon pushtetin dhe opozitën

Me 131 vota për dhe 29 vota kundër Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE), votoi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishme evropiane.

Pas këtij votimi historik, deputetë të pozitës dhe opozitës kanë përqafuar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Përndryshe, Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, me 27 mars, pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosvoën, Dora Bakoyannis.

Tash, fjalën e fundit për anëtarësimit e Kosovës do ta jap Këshilli i Ministrave.