Dje pasdite rreth orës 17:10, një person është rrahur në Mushtisht të Suharekës nga katër persona.

Motivi i sulmit sipas viktimës është një borxh të cilin ai ua kishte të dyshuarve.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur rastin.