Në fshatin Reshtan të Suharekës është iniciuar një rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe.
Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Reshtan, Suharekë 17.07.2020 – 14:20. Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe. Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.







