Suharekë, djali e rrah babain me grushte e bën për spital

Dje, rreth orës 12:00, në qytetin e Suharekës është arrestuar një person pasi kishte rrahur babain e tij.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar me grushte nga djali i tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.