Suharekë: Babai rrahu fëmijët e mitur, i bëri për spital

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për dhunë familjare.

Në Suharekë është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij, të mitur.

Sipas policisë, fëmijët kanë pranuar tretman mjekësor.

“DHUNË FAMILJARE

Suharekë 15.12.2020 – 00:40. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të mitur. Fëmijët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.