Një person i cili ishte në kërkim të policisë, i dyshuar për një vjedhje në Suharekë është identifikuar dhe arrestuar nga policia dje rreth orës 09:00.

Personi me inicialet R.S. dyshohej për përfshirje në veprën penale vjedhje e rëndë e kryer me 5 nëntor në Suharekë, ku ishin vjedhur para në vlerë prej 11 mijë e 800 euro.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit për 48 orë.

KALLXO.com ka raportuar për vjedhjen në Suharekë.