Suhareka vizitohet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se sot, ka qenë në vizitë nënkryetari i Parlementit Evropian, Rainer Wieland.

“Sot u nderuam me vizitën e nënkryetarit të Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland.Poashtu i pranishëm ishte edhe z.Ramiz LLadrovci, znj. Julia PreiB, znj. Linda Schneler dhe z.Imer Lladrovci”, ka shkruar Muharremaj në facbook.

Kryetari i kësaj komune thotë se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdoj edhe më tutje.

Postimi i plotë: