Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi, i ka ftuar organizatorët që festivalin ta organizojnë festivalin “Sunny Hill” në Suharekë e jo në Tiranë.
“Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada por me përkrahje të komunës dhe qytetarëve”, ka shkruar Gashi në Facebook.
“Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë sivjet. Ky festival do të zhvendoset në Tiranë. Organizatorët kanë fajësuar institucionet e shtetit për dështimin e organizimit në Kosovë.







