Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 57, Shaip Kadriaj, ka falënderuar qytetarët e Suharekës për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë një aktiviteti të zhvilluar në këtë komunë.

Përmes një postimi, Kadriaj ka vlerësuar mikpritjen dhe atmosferën e krijuar nga pjesëmarrësit, duke theksuar se energjia e qytetarëve është një motiv shtesë për angazhimin e tij politik.

“Faleminderit Suharekë për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe energjinë e mbrëmjes. Bashkë me njerëzit që punojnë, ndërtojnë dhe besojnë, po e dëshmojmë se ndryshimi nuk është vetëm fjalë, është rrugë që po nis më 7 qershor”, ka shkruar Kadriaj.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve dhe angazhimi i përbashkët janë elemente të rëndësishme në përpjekjet për të sjellë ndryshime dhe zhvillim në vend.

Kandidati i PDK-së me numrin 57 ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale në kuadër të fushatës, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme dhe programin politik të partisë që përfaqëson.