Futboll
Suhareka do të bëhet me super stadium
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar një stadium modern për qytetin e Suharekës.
Suhareka që ka dy klube në superligë, vazhdonte luajë në një stadium që nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare, derisa kampioni Ballkani gjatë kohës sa luante në Evropë ndeshjet u desh t’i zhvilloi në Prishtinë.
Ministri ka thënë se stadiumi i ri do të jetë i kategorisë së dytë me një kapacitet prej 6518 ulëseve.
“🏟️ Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.
⚽️ Tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet. 🇽🇰”, ka shkruar Çeku në Facebook. /Ballkani.info