Suedia shënon rekord të numrit të vdekjeve përbrenda një dite

Suedia raportoi një rekord prej 170 vdekjeve të reja të koronavirusit, në një rritje të pritur pas fundjavës së Pashkëve.

170 vdekjet e reja – duke tejkaluar rekordin e djeshëm të 114 – sjellin numrin e vdekjeve nga 1.033 në 1.203 në vend, raporton Daily Mail

Numri i infeksioneve u rrit në 482 përbrenda natës, një rritje që sjell numrin e përgjithshëm nga 11.445 në 11.927.

Zyrtarët suedezë kishin njoftuar vetëm 17 vdekje të reja të shtunën, një shifër e ulët e dukshme pas një rritje mesatare prej 94 gjatë javës.

Suedia po vazhdon të jetë kundër izolimit, përkundër se pjesëtar të komunitetit shkencor në vend po e kundërshtojnë këtë.

Një grup prej 22 mjekësh, virologësh dhe studiuesish kritikuan Agjencinë e Shëndetit Publik në një botim të botuar nga gazeta Dagens Nyheter të martën.

Ata e akuzuan atë se nuk kishte arritur të hartojë një strategji të duhur, duke theksuar se niveli i vdekshmërisë në Suedi tani ishte më lart se i fqinjëve nordik.

Baret dhe restorantet janë ende të hapura në Suedi, së bashku me shkollat fillore. Dyqanet janë gjithashtu të hapura, duke iu nënshtruar rregullave të distancës sociale.