Një ligj i propozuar parlamentit të Suedisë do të ndalonte shitjen mbarëkombëtare të alkoolit pas orës 22 në bare, restorante dhe klube nate nga 20 nëntori në një përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Ne po përballemi me një situatë (COVID-19) që rrezikon të bëhet e rrezikshme’’, tha Kryeministri, Stefan Lofven.

‘’Suedia aktualisht po rrezikon një situatë si ajo që kemi pasur pranverën e kaluar.”

Vendi ka qenë dëshmitar i një numri rekord të infeksioneve të reja të koronavirusit në javët e kaluara, gjë që po rëndon sistemin e kujdesit shëndetësor dhe repartet e kujdesit intensiv të vendit.

“Të gjitha indikacionet tregojnë në drejtim të gabuar,” tha Lofven në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministren e Çështjeve Sociale Lena Hallengren.

Hallengren tha se të gjitha vendet me leje për të shërbyer alkool duhet të mbyllen 30 minuta pas orës 10 të mbrëmjes dhe i përshkroi këto vende – veçanërisht baret dhe klubet e natës – si “mjedise me rrezik”.

Më herët të mërkurën, kryeqyteti suedez rivendosi një ndalim për të vizituar shtëpitë e kujdesit për të moshuarit pasi u raportua një rritje e koronavirusit në ambientet e pensionit në Stokholm.

Kjo vjen pasi Suedia, e cila ka vendosur të mbajë pjesë të shoqërisë së saj të hapur, hoqi një ndalim kombëtar për të vizituar shtëpitë e kujdesit për të moshuarit në shtator, duke thënë se nevoja për një urdhër ndalimi atje ishte ulur.

Në përgjithësi, vendi me 10 milion banorë ka raportuar 166,707 raste dhe 6082 vdekje që nga fillimi i pandemisë.