SUEDIA

Suedia përsëri në zgjedhje, nuk arrihet të formohet qeveria e re

Pas dështimit për të formuar qeverinë e re, partitë politike në Suedi do të shkojnë përsëri në zgjedhje.

Votuesit suedez do të dalin të dielën në zgjedhje për të zgjedhur liderin e ri, transmeton Indeksonline.

Befasia deri më tani është partia me origjinë Neo-Naziste sipas sondazheve që po renditet në pozitën e dytë.

Kurse në sondazhe po prijnë demokratët suedez, me liderin Jimmie Akesson që kanë paraqitur pikëpamjet e tyre kundër emigrantëve.

Nëse fitues dalin Partia Demokrate e Suedisë të dielën, atëherë përsëri do të kenë të vështirë të formojnë një koalicion qeverisës.