Suedia e dënon me tri vjet burg spiunin rus, Christian Dmitrievsky

Gjykata e Qarkut në Gothenburg ka dënuar spiunin rus, Christian Dmitrievsky, me tri vite burg. Dimitrievsky akuzohej për spiunazh në favor të Rusisë dhe ky është gjykimi i parë për spiunazh në 18 vitet e fundit në Suedi.

Dimitrievsky, ishte rekrutuar dhe punonte për Shërbimi inteligjent rus (SVR) që nga viti 2017, duke siguruar informacione sekrete që kishin të bënin me aktivitetet e kompanive të mirënjohura suedeze Volvo dhe Scania. Dimitrievsky punonte si konsulent në Volvo Cars në Geteburg dhe Scania CV në Sodertalje. Dimitrievsky kishte qenë plotësisht i vetëdijshëm që informacionet që ja kishte dhënë SVR-së ruse ishin në dobi të Rusisë dhe që dëmtonin kompanitë suedeze.

Vlen të ceket se Christian Dmitrievsky është suedez i natyralizuar dhe së më herët para se të martohej me shtetase suedeze kishte shtetësi ruse.

Dimitrievski ishte arrestuar në flagrancë nga organet suedeze të sigurisë në shkurt të vitit 2019, gjatë takimit me oficerin e inteligjencës ruse (SVR), Yevgeny Umerenko, i cili në Suedi vepronte nën mbulesën diplomatike.

Zyrtari i arrestuar i SVR-së,  Yevgeny Umerenko

Bazuar në informacionet e Shërbimit të Sigurisë të Shtetit Suedez, thuhet se Yevgeny Umerenko kishte kryer aktivitete spiunazhi në Suedi dhe besohet që është kreu i rezidencës së Shërbimit të Jashtëm Rusë (SVR) në Suedi.

Pas kësaj me 13 mars 2019, Ministria e jashtme suedeze e kishte shpallur Yevgeny Umerenko person non-grata dhe kishte kërkuar që të lëshoj territorin e Suedisë.