Kreu i AAK-së

Suedia bëhet anëtare e NATO-s, Haradinaj: Radhën e ka Kosova! 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas anëtarësimit të Suedisë në NATO. 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se tani radhën e ka Kosova.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj.

Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!”, ka thënë Haradinaj.