Suedi-Poloni – formacionet e mundshme

Suedia dhe Polonia përballen sot (e mërkure) në Grupin E, e që është rrethi i fundit në fazën e grupeve në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Gazprom Arena’ në Shën Petersburg.

Suedia i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe duan ta mbyllin grupin si lider, edhe pse tashmë janë të kualifikuar në 1/8 e finales.

https://www.sofascore.com/tournament/50059/26542/standings/tables/embedStandings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Polonia kërkon vetëm tre pikë, ndërsa shpreson që Sllovakia dhe Spanja të ndahen me barazim, duke tentuar të kalojnë në fazën e eliminimit direkt nga vendi i tretë.

Në Grupin E, Suedia ka katër pikë, Sllovakia me tre, Spanja me dy dhe Polonia me një.

Formacioni i mundshëm i Suedisë: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Isak

Formacioni i mundshëm i Polonisë: Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek; Jozwiak, Klich, Krychowiak, Puchacz; Zielinski; Swiderski, Lewandowski.