Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 21:50 në fshatin Shpenadi të Suharekës, pasi në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë.

Sipas policisë, në veturën me tabela vendore janë konfiskuar substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë totale 17.51 gr., si dhe 0.87 gr. e llojit kokainë.

Konfiskimi ka ndodhur rreth orës 21:50 minuta. Policia tregon se katër të dyshuarit pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohen në procedurë të rregullt.