Subaru Outback dhe Legacy me rritje shumë të lehta çmimesh

Në të njëjtën kohë, të dy modelet janë tërësisht të ri dizajnuara

Modelet Outback dhe Legacy, të dyja janë prezantuar gjatë këtij vitit, ndërsa tani është bërë e ditur edhe çmimet që do të kenë.

Derisa Subaru Outback ka çmim fillestar prej 20,200 eurove, pagesa për Legacy fillon nga 20,100 euro, që janë rritje të lehta çmimesh prej 180, respektivisht 270 eurove, nga modelet e viteve të kaluara.

Të dyja këto modele i kanë opsionet standarde, si të sigurisë dhe teknologjisë për asistim, dritave LED, ekranit 7 inç të ndjeshëm në prekje, Apple CarPlay dhe Android CarPlay. Standard është edhe motori me 2.5 litra, që prodhon 182 kuaj fuqi.

Mirëpo, çmimi nuk mbetet i njëjtë nëse kërkohet Legacy Touring XT, që ngritet në 32 mijë euro, për ulëse lëkure Nappa, navigacion të përditësuar, tavan me panel xhami, ekran me 11.6 inç, si dhe asistuesi i shoferit. Kjo makinë prodhon 260 kuaj fuqi, nëpërmjet motorit me 2.6 litra.

Pagesa më e shtrenjtë është për Outback Touring XT, 35,300 auero, apo çmimi maksimal për 35,600 euro. Si Subaru Outback, ashtu edhe Legacy janë prodhuar në Indiana të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tani janë në shitje për këto çmime mjaft të mira.

loading…