E ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” për t’iu përgjigjur pyetjeve të Aulonës dhe Fatmës, Suada Sherifi ka zbuluar më shumë nga jeta e saj private.

Ish-missi shqiptar gjatë intervistës me moderatoret ka folur hapur për jetën e saj profesionale dhe të rejat nga jeta personale.

Në promon e emisionit të publikuar së fundmi Suada ka habitur me deklaratën e saj ku ka pranuar se në të vërtetë ajo është martuar, dhe këtë e ka bërë në fshehtësi të plotë.

“Keni ndërmend të bëni një dasëm të madhe?”- e pyesin moderatoret Suadën. “Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë po unë jam martuar, goca”- përgjigjet Suada, e cila është edhe nënë e një vajze 2-vjeçare Deizi.

Detajet, Suada do t’i zbulojë gjatë programit të së shtunës.
https://www.instagram.com/p/BtTpk7sBEtc/?utm_source=ig_web_button_share_sheet