Stupcat i ndan rrugët pas 20 vitesh- arsyet i tregon Osman Azemi

Në media ka qarkulluar një lajmë këto ditë se Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi e kanë përfunduar bashkëpunimin.

Kështu duke i dhënë fund edhe grupit humoristik “Stupcat”, pas 20 vitesh bashkëpunim, shkruan lajmi.net .

Ndarjen e ka konfirmuar edhe aktori Osman Azemi në një intervistë në “Prive”

Ai tregoi se Stupcat e kanë parë të arsyeshme të pushojnë pak.

“Më 31 dhjetor të vitit 2000 Stupcat janë shfaqur për herë të parë në KTV edhe kemi rrugëtuar shumë mirë, kemi punuar shumë, ndoshta gjatë rrugës kemi mundur ndonjëherë të gabojmë diçka sepse humori ndonjëherë është pak me ‘të frigu’. Edhe kemi pasur shumë sukses. Unë i falënderohem shumë këtij profesioni, mi ka dhënë të gjitha, më ka dhënë shumë, më ka marrë shumë. Edhe Stupcat e kanë parë të arsyeshme pak me pushu”, ka thënë Osmani.

Tash të tre aktoret po vazhdojnë me projekte të tyre individuale.