Stuhia që e përfshiu Prishtinën, i shkuli e rrëzoi disa lisa në Gërmi

Një stuhi e madhe trazoi kryeqytetin pasditën e djeshme dhe përfshiu edhe disa qytete tjera.

Në Gërmi, në parkun në verilindje të Prishtinës, era e fortë ka shkulur e rrëzuar disa lisa, raporton Gazeta Express.

Erë, shi e breshër pati edhe në qytete si Podujeva e Gjilani, ku pati dëme të konsiderueshme në të mjella.