Stuhia mbërthen Britaninë e Madhe, por të rinjtë nuk e ndalin jetën e natës

Të rinjtë britanikë nuk kanë lejuar motin e keq që ka goditu vendin, me erëra të forta e reshje intensive shiu, t’i prishë “traditën” e tyre të përjavshme, për frekuentimin e lokaleve të natës.

Foto e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë se ata kanë sfiduar temperaturat e ulëta, ndërsa ishin veshur me fustane të shkurtër e dekolte të hapur

Britaniket “nuk u kursyen” për të  treguar pak më shumë seç duhet për paparazët.

Britania e Madhe po përballet me përmbytjet më të frikshme që prej 200 vitesh, pas stuhive Ciara e Dennis që goditën vendin.