Stuhia e fuqishme godet Italinë, rrugët “zhyten” nën ujë

Një stuhi e fuqishme goditi Romën pasditen e sotme duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytet.

Stuhia ka rrëzuar disa pemë, duke shkaktuar trafik, ndërsa janë ndërprerë edhe disa linja tramvaji.

Po ashtu është shkëputur energjia elektrike në disa zona, si pasojë e dëmeve në rrjet.

Pamjet e publikuar anë mediat italiane tregojnë nivelin e lartë të ujit si pasojë e shirave të rrëmbyer. 

Autoritete italiane kanë dalë në terren, ndërsa momentalisht nuk flitet për persona të lënduar.