Stuhia e borës pushton Britaninë, mbyllet aeroporti i Manchester-it

Moti i keq ka pushtuar Britaninë e Madhe, me dëborë dhe temperatura të ulëta deri në -10 gradë Celcus. Aeroporti i Manchesterit është detyruar të mbyllet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Me dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroport.

“Pas reshjeve të mëdha të borës, ne kemi vendosur të mbyllin përkohësisht të dyja pistat e aeroportit. Siguria do të jetë gjithmonë prioritet i joni. Pasagjerët duhet të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të mësuar se kur do të fluturojnë.

Sinoptikanët kanë parashikuar se mori i ftohtë do të zgjasë të paktën deri në fundjavë dhe temperaturat mund të bien deri në -11 gradë celsius. /abcnews.al