Stuhi shiu në Prishtinë (FOTO)

Pas disa ditëve me temperatura të larta, sot në orët e pasdites kanë filluar reshjet e mëdha të shiut në Prishtinë.

Reshjet dhe breshëri janë intensive, gjë që ka shkaktuar kolona në trafikun rrugor, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë se me reshje të shiut janë përballur edhe disa vende të tjera të Kosovës dje.