VIDEO/ Stuhi edhe në Mitrovicë, qytetari e mbledh breshrin me lopatë

Re të forta kanë shkaktuar shira të fortë me bubullimë, breshër dhe erë të stuhishme në disa pjesë të Kosovës.

Një stuhi e shoqëruar nga shiu i madh dhe breshëri e ka përfshirë edhe fshatin Mitrovicën.

Një qytetar atje është fotografuar teksa po e mblidhte me lopatë breshrin në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Rrebeshi i shiut me breshër ka përfshirë edhe disa pjesë të tjera të Mitrovicës.

Mot i ngjashëm ka qenë sot edhe në Podujevë.

Siç raportojnë mediat lokale atje, në disa pjesë të Podujevës, sasia e breshërit ka qenë e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë. Si pasojë e erërave të forta, të cilat zgjatën pak, një pjesë e qytetit është përballur me mungesë të energjisë elektrike.