Stuhi e madhe breshëri godet Prizrenin, thyen xhamat e veturës

Hasi i Prizrenit është goditur sonte nga një breshër i madh.

Të reshurat e shiut të cilat janë përcjell me breshër, kanë shkaktuar edhe dëme materiale të banorëve të Hasit.

Disa fotografi të publikuara shfaqin madhësinë e breshërit që ka goditur Hasin.

Madje, fotografitë tregojnë edhe për xhamat e thyer nga breshëri të një veture në këtë fshat të Prizrenit.

Breshër me intensitet ka rënë edhe në Drenas, tregon një fotografi që e ka dërguar një lexues i Insajderit sot në orët e mbrëmjes.